Liverpuli arriti që të fitojë kundër Milanit në shifrat 1-3.
Dy golat e parë erdhën nga goditjet standarte, me anglezët që arritën të kthenin rezultatin falë këtyre momenteve.
Asgjë nuk ishte rastësi, por e punuar, teksa trajneri Arne Slot u shpreh pas ndeshjes se mbërriti shpërblimi i një pune të bërë në stërvitje.
“Ishim pak të zhgënjyer me rezultatin e Notingham Forest.
Kemi marrë 8 goditje këndi aty dhe nuk shënuam dot gol.
E ndiemë se me atë punë të bërë, do të vinte shpërblimi”, tha Arne Slot.