Një aventurë e re për Ivan Perishiqin, kroati zgjedh PSV-n!
Pasi u largua nga Hajduku i Splitit, ish-lojtari i zikaltërve të Interit, Ivan Perishiq, ka arritur një marrëveshje me PSV Eindhoven .
Futbollisti kroat tashmë ka kryer vizitat e zakonshme mjekësore me klubin holandez dhe pritet të firmosë një kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Gjatë merkatos së verës emri i Perishiq ishte lidhur edhe me Comon dhe Monzan, por nuk u arrit transferimi i tij në kampionatin italian.