Egnatia e Tetovës bind

Futboll

Egnatia e Tetovës bind

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 15:18
Egnatia

Egnatia është skuadra kampione e Superiores, e cila do të luftojë shumë që këtë sezon të mbrojtë titullin. Në 5 javë kampiont rrogozhinasit bashkëkryesojnë me Vllazninë me nga 10 pikë.

Ekipi i Edlir Tetovës është një nga ekipet më simpatike të këtij sezonit. Kampionët kanë arritur të triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, Laçit dhe Bylisit në shtëpi, ndërsa janë ndalur në barazim nga Tirana po në transfetë. Ndërkohë nga ana tejtër Vllaznia është skuadra që u shkaktuar humbjen e parë në këtë sezon.

Tetova ka arritur mjaft mirë që të mbajë boshtin  skuadrës kampione, ndërsa ka arritur të zëvendësojë siç duhet të larguarit.

Deri më tani rrogozhinati ia kanë dalë të shënojnë 10 gola, ndërsa kanë pësur 5 të tillë.

Nga këto statistikat kuptohet që Egnatia është skuadra me sulmin më të mirë në Superiore, teksa lë pas Vllazninë dhe ekipet e kryeqytetit. Ndërkohë Egnatia ka pësuar vetëm 1 gol më shumë se Laçi dhe Elbasani, duke treguar kështu se mbrojtja është një tjetër pikë e fortë e skuadrës së Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat