Sfida përballë Interit, Haland mund të thyejë rekordin e Ronaldos

Futboll

Sfida përballë Interit, Haland mund të thyejë rekordin e Ronaldos

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 15:50
Erling Haaland

Erling Haaland është në rrugën e duhur për të thyer një nga rekordet e pabesueshme të golave të Cristiano Ronaldos dhe mund ta bëjë një gjë të tillë në ndeshjen kundër Interit.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mban aktualisht rekordin për shifrën e 100 golave të shënuar në vetëm 105 ndeshje për Realin e Madridit. Sulmuesi i Mançester Sitit aktualisht ka shënuar 99 gola pas vetëm 103 paraqitjeve me Mançester Sitin.

Kjo do të thotë se atij i ka mbetur edhe një ndeshje tjetër për të mposhtur Ronaldon si lojtari që e arrin më shpejt shifrën e 100 golave në karrierë me një klub europian.

Nëse Haland shënon një gol sot ai barazon CR7 dhe do të ketë në dispozicion edhe ndeshjen kundër Arsenalit për ta bërë rekordin të tijin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat