Manchester United ka marrë një fitore të thellë në kuadër të EFL Cup duke mposhtur Barnsleyn me rezultat 7-0.
Marcus Rashford, Christian Eriksen dhe Alejandro Garnacho shënuan nga dy gola, derisa një gol tjetër u shënua nga braziliani Anthony.
Erik Ten Hag ka kërkuar që të ketë më shumë golashënues në skuadër dhe jo vetëm anglezi Marcus Rashford të realizoj.
“Golat nuk duhet të vijnë vetëm nga Marcus Rashford. Ne kemi nevojë për më shumë golashënues, por e di që nga sezoni im i parë këtu kur ai shënon, atëherë është më e lehtë për ekipin kur ke një lojtar në skuadër që është garanci për gola”.
“Atëherë mund të bëjë diferencën. Mund të bësh shumë gjëra shumë mirë mes kutive, por ndeshjet e futbollit vendosen në kuti”.
“Këtë nuk e pres vetëm nga Marcus Rashford, por edhe nga të tjerët që janë në kulmin e karrierës së tyre, por kemi edhe disa të tjerë që janë me potencial të lartë, janë shumë të uritur për të shënuar gola. Por më e rëndësishmja ata duan të të fitojë, të fitojë ndeshje dhe të fitojë trofe”.
“Besimi është një pjesë e madhe e saj, nuk është gjithçka, ka edhe pjesë të tjera, por besimi është një pjesë e madhe dhe mendoj se Rashford është një djalë i madh”.
“Ai ka shënuar kaq shumë gola, ai është një në listën e golashënuesve të United, ai është në krye të tij, kështu që ai është një djalë i madh”.
“Por ti je po aq i mirë sa ndeshja jote e fundit dhe çdo herë duhet ta dëshmosh këtë. Por unë kam parë edhe djemtë më të mëdhenj, lojtarët më të mëdhenj të futbollit, kur nuk po performojnë dhe kur sulmuesit nuk shënojnë, u bie besimi. nuk ka rëndësi kush”, deklaroi Ten Hag.