Paris Saint-Germain thuhet se është shumë i interesuar për nënshkrimin e Joshua Kimmich, i cili gjithashtu ka qenë në radarët e Liverpool dhe Barcelonas.
Eksperti i merkatos Fabrizio Romano ka zbuluar se bavarezët do të kërkojnë t’i ofrojnë gjermanit një kontratë të re.
Megjithatë, ai tha gjithashtu se PSG është shumë e interesuar për Kimmich dhe mund të bëjë një lëvizje verën e ardhshme.
Romano tha në Caught Offside:“Kemi dëgjuar shumë thashetheme gjatë verës për klubet e Premier League dhe të tjera në Europë, por realiteti është se interesimi më konkret erdhi nga PSG.
“Ata përfunduan duke nënshkruar me Joao Neves, dhe ai ishte objektivi i tyre kryesor në mesfushë, por ata nuk kanë hequr dorë nga Kimmich për të luajtur së bashku në mesfushë me Neves”.
Mesfushori gjerman, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë, ka regjistruar pothuajse 400 paraqitje për Bayernin, duke kontribuar me 42 gola dhe 106 asiste.