Rekordi i radhës

Futboll

Rekordi i radhës

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 16:42
Rodrygo

Rodrygo nuk ka asgjë më pak se Vinicius apo Mbappe.

Këtë e tregojnë shifrat. Braziliani dje arriti një shifër speciale gjatë fitores 3-1 të Real Madridit ndaj Stuttgart në Champions League.

Rodrygo asistoi për golin e parë, të shënuar nga Kylian Mbappe në fillimin e pjesës së dytë.

Ky asistim e ndihmoi të kalojë me numër asistesh legjendën e futbollit, Ronaldinho, gjithmonë brenda kompeticionit të Champions League.

Asisti i sulmuesit brazilian ishte i 12-ti i tij në Champions League, një më shumë se Ronaldinho në skuadra si Barcelona dhe Milan. Vërtet një rekord fantastik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat