Drita e Gjilanit ka shënuar fitore në ndeshjen e mbetur të javës së parë të elitës së futbollit të Kosovës.
Drita para shikuesve të vet e ka mposhtur me rezultat 2:1 Malishevën.
Tre pikë të rëndësishme të Dritës e cila i afrohet kreut të tabelës.
Drita rendite në vend të gjashtë me 6 pikë e ka dy ndeshje më pak, ndërsa Ballkani kryeson me 10 pikë, sa ka edhe Suhareka dhe Malisheva në pozitën e dytë dhe të tretë.
Për Dritën shënuan Krasniqi (24’ - nga pika e bardhë), Tusha (59’) dhe për udhëtuesit realizoi Aliu (79’).