Adeyemi ka tri oferta big në Premier League

Futboll

Adeyemi ka tri oferta big në Premier League

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 17:06
Karim Adeyemi

Adeyemi ka tri oferta big në Premier League, kostoja e tij nuk tremb askënd.

Karim Adeyemi nuk e sheh më të ardhmen te Borussia Dortmund. Sulmuesi gjerman mund të largohet nga Bundesliga në merkaton e janarit. Ai aktualisht kërkohet nga 3 klube big në Premier League.

Manchester United, Liverpool dhe Newcastle United janë gati të bëjnë një ofertë për të dashurin e këngëtares shqiptare, Loredana.

22-vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët më premtues në Europë.

Kostoja e tij aktuale llogaritet 45 mln euro. Në verë emri i Adeyemi u lidh me klube si Chelsea dhe Juventus, por verdhezinjtë e mbajtën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat