Legjenda e komentimit, Azem Brovina, ka bërë një punë të shkëlqyeshme, me botimin e librit të ri “‘Liga e Kosovës 1945-1990”.
Ky libër do të promovohet në javën e ardhshme (më 25 shtator) në orën 14.00 në ndërtesën e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Pas librit “Futbolli i Kosovës 1919 – 2019’, tani në dritë del libri i radhës dhe shumë domethënës, që do të jetë dëshmi, dokument, dritare e fuqishme e futbollin tonë ndër vite, për sa të ekzistojë kjo botë, gjeneratë pas gjenerate.
LIbri i ri
Brovina është komentatori më i mirë që ka pas Kosova, duke komentuar në ngjarje më të mëdha evropiane dhe botërore, gjeneratën e artë të Prishtinës kur garonte në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë, pastaj të Ligës së Dytë Unike dhe Trepçës kur garonte në ligën e parë ish jugosllave (1977-1978).
Libri i ri, është lajm i madh jo vetëm për futbollin dhe sportin e Kosovës. Me dëshmi të fuqishme nga pena e artë siç është Brovina, se si ka ekzistuar futbolli i Kosovës nga viti 1945 -1990.