2 Korriku mposht Bylisin në "Uefa Youth League"

Futboll

2 Korriku mposht Bylisin në "Uefa Youth League"

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 19:05
Pamje nga ndeshja

Bylis U19 ka bërë ditën e sotme debutimin në aventurën europiane. Ballshiotët u përballen me skuadrën tjetër shqiptare që militon në Kosovë, 2 Korrikun.

Kjo ndeshje e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 1-2. Ishte Bylis ekipi që kaloi në fillim në avantazh me anë të Babajide në minutën e 72-të të sfidës.

Por, 2 Korriku ia doli që të barazonte shifrat vetëm 6 minuta më vonë. I sapofuturi në lojë, Rin Ahmeti riktheu baraspeshën në minutën e 82-të të sfidës, duke dërguar shifrat në 1-1.

Për përmbysjen e madhe mendoi Isufi në sekondat e fundit, duke fikur Bylisin dhe duke i dhënë fitoren 2 Korrikut.

Vlen të përmendet se kapiteni i Bylisit Aurel Marku shpërdoroi një penallti në minutën e 93-të. 11-metërshi i goditur nga kapiteni i ballshiotëve u prit nga portieri i 2 Korrikut.

Kjo ishte ndeshja e parë, e vlefshme për çerekfinalen e “Play-Off” të Uefa Youth League. Sfida e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 2 tetor në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat