Sparta e Qazim Laçit mbyll në avantazh pjesën e parë

Futboll

Sparta e Qazim Laçit mbyll në avantazh pjesën e parë

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 19:50
Sparta

Janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve të para të kësaj mbrëmje të Uefa Champions League.

Kujtojmë që Bologna po luan në shtëpi kundër Shakhtar Donetsk, ndërsa Sparta e Pragës po përballet me Salzburgun.

45 minutat e para në Bologna – Shakhtar janë mbyllur në barazim pa gola. Pavarësisht disa rasteve në të dyja kampet, askush nuk ia ka dalë deri më tani që të dërgojë topin në fundin e rrjetës.

Në krahun tjetër, Sparta e Pragës ka mbyllur në avantazh 2-0 pjesën e parë ndaj Salzburg. Golin e parë për çekët e shënoi Kann Kairinen në minutën e 2-të të sfidës, ndërsa golin e dytë e shënoi Olatunji në të 42-tën.

Kujtojmë që i vetmi shqiptar në fushën e lojës te Sparta e Pragës ka qenë Qazim Laçi. Ndërsa, Tuci, Krasniqi dhe Rrahmani pritet të marrin minuta në fraksionin e dytë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat