AC Milan kontakton trajnerin e njohur

Futboll

AC Milan kontakton trajnerin e njohur

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 19:52
Edin Terziq

AC Milan nuk e ka nisur aspak mirë sezonin 2024/25, dhe presioni mbi trajnerin Paulo Fonseca po rritet ndjeshëm.

Me vetëm një fitore në ligë deri më tani, Milani ka barazuar me Torinon dhe Lazion, si dhe ka humbur ndaj Parmës.

Gjendja nuk është më e mirë as në Ligën e Kampionëve, ku Milani pësoi një disfatë të rëndë në shtëpi ndaj Liverpoolit me rezultat 1-3.

Kjo ka bërë që bordi i klubit të shqyrtojë mundësi të tjera, përfshirë kontaktimin e Edin Terziq nga Borussia Dortmund.

Një opsion tjetër që mbetet në diskutim është edhe ish-trajneri i Chelsea-it, Thomas Tuchel.

Gjendja aktuale e ekipit po bën që ndryshimet të duken të pashmangshme nëse rezultatet nuk përmirësohen së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat