Sot janë zhvilluar përballjet e 1/16 së finales në Kupën e Maqedonisë, ku favoritët nuk hasën në vështirësi dhe kaluan më tej, ndërsa befasinë më të madhe e përgatiti Shkëndija e Haraçinës.
Skuadra e Ligës së Tretë, eliminoi Rabotniçkin, duke e mundur me 2-0, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë. Ndërkohë FC Shkupi regjistroi fitoren me të thellë në 1/16 e finales, duke e mundur skuadrën e Xhepçishtit me 8-0. Fitore të sigurtë shënoi Shkëndija, e cila me 5-0 mundi ekipin e Jeni Male në Manastir.
Struga Trim Lum me 6-1 mund Slloga Vinicën, ndërsa Besa e Dobridollit me 5-1 mundi Ohrid Lihnidos. Në raundin tjetër kaluan edhe skuadrat e Arsimit, Brera Strumicës, Vardarit, Bregallnicës dhe Detonit.
Kujtojmë se 3 ndeshjet tjera si: Bashkimi – Voska Sport, Bellasica – Makedonija Gjorçe Petrov dhe Pobeda – Gostivari do të zhvillohen me 2 tetor nga ora 14:00.