Lautaro nuk preferohet titullar

Futboll

Lautaro nuk preferohet titullar

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 20:25
Formacionet

Do të startojë në orën 21:00, supersfida e mbrëmjes mes Mançester Sitit dhe Interit, e vlefshme për Champions League. 

Këto dy skuadra janë përballur vetëm një herë në garat zyrtare, në finalen e Ligës së Kampioneve të edicionit 2023. Në atë rast, “Qytetarët” fituan ndeshjen dhe turneun me rezultatin 1-0, finale e vulosur nga goli i Rodrit. 

Për sa i përket precedentëve, Interi ka shtatë fitore në 13 ndeshjet e fundit kundër kundërshtarëve të Premier Ligës, duke humbur gjashtë të tjerat. 

Të dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare, ku bien në sy surprizat. Kapiteni zikaltër Lautaro Martinez e nis duelin nga stoli..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat