Manchester City baras me Interin, PSG nuk lejon befasi! Fitojnë Dortmundi e Celtic-u

Futboll

Manchester City baras me Interin, PSG nuk lejon befasi! Fitojnë Dortmundi e Celtic-u

Nga: K. Goca Më: 18 shtator 2024 Në ora: 20:47 Përditësuar në ora: 22:51 më 18.09.2024
Pamje nga ndeshja City - Inter

PSG fiton në fund

Manchester City nuk ia doli në “Etihad” duke luajtur baras (0:0) me Interin, në kuadër të xhiros së parë të Champions League nmë futboll.

Ndeshje e mirë mes Cityt dhe zikaltërve por sulmuesit nuk ishin në mbrëmjen e tyre. 

Rezultatet

PSG -Girona 1:0 (0:0)
Club Brugge - Dortmund 0:3 (0:0)
Celtic - Slovan 5:1 (0:0)
Manchester City - Interi 0:0

Girona gati ka befasuar si debutues por mposhtet në fund në udhëtim me rezultat 1:0 në duel me PSG-në favorite.

Futbollisti Mendes ka shënuar në minutën e 90-të.

Dortmundi ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 3:0 ndaj Club Brugge nga Belgjika.

Futbollisti Jamie Bynoe-Gittens ka shënuar në minutën e 76-të dhe të 86-tën, si dhe Guirassy (90+3’ – nga penalltia)për fitoren e Dortmundit.

Celtic nga Gllasgou shkëlqeu si vendas duke e demoluar me rezultat 5:1 Sllovan Bratisllavën.

Për Celtic-un shënuan Scales (17’), Furuhashi (47’), Engels (55'), Maeda (70’) e Idah (87') dhe për Sllovanin realizoi Wimmer (60’).

Sfidë e nxehtë mes Interit dhe Cityt

(E plotësuar) - 90' Minuta e fundit.

86' Jamie Bynoe-Gittens thellon epërsinë e Dortmundit.

83' LOjë e mirë mes Manchester Cityt dhe Interit.

Rezultatet

PSG -Girona 1:0 (0:0)
Club Brugge - Dortmund 0:3 (0:0)
Celtic - Slovan 4:1 (0:0)
Manchester City - Interi 0:0

76' Dortmundi po feston, Jamie Bynoe-Gittens shënon.

74' Pa gola PSG - Girona.

70' Shumë gola në Gllasgou. Celtic avancon me 4.1 ndaj Slovvanit. Maeda realizon.

60' Wimmer shënon për Slovanin.

55' Engels shënon nga penalltia për 3:0 për Celtic-un.

53' Celtic po tregon lojë të mirë. 

Furuhashi  shënoi në minutën e 47-të për 2:0. 

Përfundojnë pjesët e para.

42' Vetëm një gol në Glasgou, nuk ka gola tjerë. 35' Vetëm një gol në 35 minuta e parë.

23' Nuk ka gola në ndeshjen City - Inter.17' Celtic në epërsi me golin e Scales.

15' Girona po i reziston PSG-së.

10' Interi në presion të Manchester Cityt. 

6' Nuk ka gola në asnjë ndeshje.

3' Ndeshje të mira.

Laçi shënon, shqiptarët shkëlqejnë në Champions League

Sparta Pragë shkëlqeu me rezultat 3:0 ndaj Salzburgut, në kuadër të xhiros së parë të Champipns League.

Qazim Laçi është ndër protagonistët e fitores së thellë. 

Laçi është paraqitu titullar e Albion Rrahmani u aktivizua nga minuta e 64-të e Ermal Krasniqi në atë të 71-tën për Spartën e Pragëës.

Golat i realizuan Kairinen (2'), Olatunji (42') e Laçi (58').

Laçi është zëvendësuar në minutën e 84-të.  

Start i furishëm për skuadrën e shqiptarëve.

Bologna baras me Shakhtarin

Skuadra italiane nuk nxori më shumë se një barazim në takimin e parë në kuadër të Champions League,

Skuadra ukrainase, Shakhtar Donetsk ka barazuar me rezultat 0:0 me Bolognan vendase. 

Pikë e madhe për udhëtuesit. 

Bologna zhgënjeu në hapje të edicionit të ri të Championsit.

Inzaghi mer vendimin ekstrem mbi formacionin

Katërqind e gjashtëdhjetë e gjashtë ditë pas Stambollit, luhet sërish Manchester City-Inter. Kampionët e Anglisë presin kampionët e Italisë në Etihad Stadium, në ditën e parë të Ligës së re të Kampionëve. Fillimi në orën 21:00, gjyqtari Glenn Nyberg: më poshtë janë formacionet zyrtare.

Pep Guardiola heq pluhurin nga formacioni tipik, me disa surpriza: ndër të tjera, Dias, Rodri dhe Bernardo Silva kthehen në formacionin fillestar. Jashtë, mes protagonistëve të mëdhenj të asaj nate në Stamboll, është praktikisht vetëm Stones. Savinho dhe Lewis janë gjithashtu startues.

Simone Inzaghi ndryshon tetë lojtarë në krahasim me barazimin në Monza. Debutimi si titullar për Zielinski, ndërsa Lautaro shkon në pankinë: hapësira për Taremin ne çift me Thuramin. Darmian ende preferohet ndaj Dumfries në korsine e djathtë, ku Bisseck fiton balotazhin me Pavard.

MANCHESTER CITY(4-1-4-1): Ederson; Lewis, Dias, Akanji, Gvardiol; Rodri; Sapinho, Silva, De Bruyne, Grealish; Haaland. Trajneri: Pep Guardiola.

INTER (3-5-2): Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Zielinski, Carlos; Thuram, Taremi. Trajneri: Simone Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat