Malisheva ka pësuar humbjen e parë këtë sezon, teksa ka pësuar në udhëtim te Drita me rezultat 2-1.
Trajneri i Malishevës, Bekim Isufi pas ndeshjes ka thënë se fitorja e Dritës ishte e merituar, teksa deklaroi se ndeshja ishte e ndarë në dy pjesë, ku e para i takoi vendasve dhe në të dytën ishin malishevasit që kishin inciativë.
“Mund ta ndajë në dy pjesë, ku e para ishte e dominuar nga Drita, por në të dytën u munduam të ndryshojmë dhe atëherë pësuam golin e dytë. U ndryshua skema, pozicionet e lojtarëve dhe arritëm të realizonim golin e parë”.
“Patëm disa iniciativa, por duhet kuptuar që kemi pasur punë me një ekip që ka shumë futbollistë kualitativ. Ka qenë fitore e merituar për Dritën dhe ne duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës t’i përmirësojmë gabimet”.
“Kampionati është i gjatë dhe nuk është ndonjë dëmë që që të mposhtesh nga Drita që ka një potencial të madh”, tha Isufi.