Barcelona ka 7 mungesa për sfidën e parë në Champions!
Barcelona ka publikuar së fundmi listën me emrat e lojtarëve të thirrur nga trajneri Hansi Flick për ndeshjen në Champions League kundër Monacos, të planifikuar për nesër në mbrëmje.
Në fakt, në listë është Ansu Fati, sulmuesi që u kthye nga huazimi te Brighton në verë. Ai është gati që të ndihmojë ekipin, pasi mungesa janë të shumta, plotë 7 lojtarë.
Bëhet fjalë për Ronald Araujo, Andreas Christensen, Gavi, Marc Bernal, Frenkie De Jong, Fermín López dhe Dani Olmo.