Në dyshim për derbin ndaj Interit!
Pasi u detyrua të largohej nga fusha gjatë pjesës së dytë të ndeshjes kundër Liverpool-it, sot Maignan iu nënshtrua një sërë testesh mjekësore, të cilat evidentuan një traumë të fortë në kofshën e djathtë, por përjashtuan lëndime më të rënda.
Si rrjedhim, kushtet e portierit të Milanit do të monitorohen ditë pas dite, për të vlerësuar evoluimin e goditjes së pësuar, me shpresën që të rikuperohet për ndeshjen ndaj Interi, që do të luhet të dielën.
Në rast se nuk ia del, në portë do të aktivizohet 19-vjeçari Lorenzo Torriani, i cili bëri debutimin zyrtar në Ligën e Kampionëve mbrëmë.