Ky lojtar shqiptar magjeps edhe Lorik Canën

Futboll

Ky lojtar shqiptar magjeps edhe Lorik Canën

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 23:04
Cana në emision

Goli i Qazim Laçit ka magjepsur edhe legjendën Lorik Cana, i cili foli me superlativa në stuidio “Champions League” të moderatores Eva Murati, në “Tring Sport”.  

“I shtriu 3 kundërshtarë me një qetësi të jashtëzakonshme. I mori të 3 me vete, të 3 ikën në krahun e kundërt.

Vërtet mund të thonë që ishte aty përpara, por qetësia është për t’u vlerësuar.

Është gol i jashtëzakonshëm, na bëhet gjithmonë qejfi kur ndonjë nga çunat tanë arrin dhe shënon.

Është një jehonë shumë e madhe për ta dhe për të gjithë ne që i ndjekim”, u shpreh Cana për Laçin, i cili gjeti rrugën e rrjetës në triumfin 3-0 që Sparta e Pragës arriti në shtëpi ndaj Salcbug.  

Vlen të theksohet fakti se ky ishte goli i parë në Champions për mesfushorin e Kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat