Qazim Laçi u shndërrua në protagonist mbrëmjen e sotme, teksa gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Spartës së Pragës, në duelin e Ligës së Kampioneve, ndaj Salcburg, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 3-0.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi golin që vulosi sfidën në minutën e 58-të.
Laçi qëndroi në fushë 84 minuta, teksa u vlerësua me notën 7.7, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.
Ai realizoi 14 pasime të sakta, ndërpreu 2 aksione premtuese të kundërshtarëve, si dhe 3 nga 4 driblimet e bëra gjatë ndeshjes ishin të sakta..