Humbja e re e Milanit në Ligën e Kampionëve e lë sërish në litar trajnerin e tyre. Tashmë flitet për një ndryshim të qartë drejtimi në skuadrën milaneze dhe siç pritej ka kandidatë për të zënë vendin e tij.
Humbja nga Liverpooli e ka rënduar situatën e trajneri Fonseca dhe e ardhmja e tij tashmë është në dyshim serioz. Mediat italiane logjikisht nuk kanë vonuar shumë për të nisur kritikta ndaj trajnerit.
Në Sere A kuq e zinjtë kanë 5 pikë nga 12 të mundshme, kurse të dielën vjen “Derby della Madonnina” kundër Interit.
Trajneri portugez e ka në ajër të ardhmen e tij dhe për këtë arsye tashmë po flitet për një pasardhës. Massimiliano Allegri do ta kishte dhënë miratimin për të zënë atë pozicion, edhe pse mediat e tjera flasin për Edin Terziq.