Ethet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sonte – gjashtë ndeshje interesante në orar

Futboll

Ethet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sonte – gjashtë ndeshje interesante në orar

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar edhe gjashtë ndeshjet e fundit të xhiros së parë të edicionit 2024/25 në Ligën e Kampionëve.

Formati i ri i Ligës së Kampionëve përveç ndryshimeve rrënjësore në grupe dhe ndeshje, takimet e javës së parë kanë vendosur t’i zhvillojnë në tri ditë të javës.

Pas të martës dhe mërkurës, radha është edhe për gjashtë ndeshjet e mbetura për t’u zhvilluar sonte (e enjte) në mbrëmje.

Ndeshja më interesante e ditës së sotme padyshim se është ajo në mes të Monacos dhe Barcelonës, e cila pritet të zhvillohet në “Stade Louis II” me fillim nga ora 21:00.

Përballje interesante pritet të jenë edhe ato mes Atalanta-Arsenal dhe Atletico Madrid-RB Leipzig, të cilat zhvillohet në orën e njëjtës sikurse ndeshja e lartpërmendur.

Në tri takimet tjera luajnë Crvena Zvezda-Benfica dhe Feyenoord-Bayer Leverkusen nga ora 18:45 dhe Brest-Sturm Graz nga 21:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat