Francesco Acerbi u pa duke bërë shaka me Erling Haaland pas përfundimit të ndeshjes me barazim 0-0 të Interit me Manchester Cityn, por pati një statistikë e acaroi sulmuesin.
Reprezentuesi norvegjez kishte shënuar nëntë gola në katër ndeshje në Premier Ligë këtë sezon dhe shpresonte të gjente golin e tij të 100- të në fanellën e Manchester Cityt.
Megjithatë, atij iu lejuan vetëm 14 prekje të topit në të gjithë ndeshjen, pasi u bllokua totalisht nga Francesco Acerbi dhe Alessandro Bastoni.
Në fishkëllimën e fundit, 36-vjeçari u pa duke bërë shaka me Haaland dhe lexuesit e buzëve vunë re se ai tha: "Dy ndeshje, zero gola".
Kjo i referohej herës tjetër që ata ishin përballur në finalen e Ligës së Kampionëve 2023 në Stamboll, e cila u vendos nga një gol i Rodrit.
Video e mëposhtme tregon bisedën mes dy futbollistëve:
Francesco Acerbi wanted not one, but two shirts off Erling Haaland after the game 🤣👕
— Football on TNT Sports (@footballontnt) September 18, 2024
📺 @tntsports & @discoveryplusUK pic.twitter.com/Y0suFRk8Sb