Arteta konfirmon se lëndimi i Odegaard është më i rëndë se sa pritej

Futboll

Arteta konfirmon se lëndimi i Odegaard është më i rëndë se sa pritej

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 10:17
Mikel Arteta dhe Martin Odegaard

Martin Odegaard ka pësuar një lëndime sa ishte i grumbulluar me Kombëtaren e Norvegjisë, lëndim që ka tronditur Arsenalin.

Duket se lëndimi i mesfushorit portugez ka qenë më i rëndë se sa pritej dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Mikel Arteta.

Trajneri i Arsenalit e ka konfirmuar se lëndimi i kapitenit Odegaard është më i rëndë se sa pritej në fillim.

“Skanimi tregoi se ai ka disa dëmtime, veçanërisht në një nga ligamentet në kyçin e këmbës”, tha trajneri i Arsenalit në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes me Atalanta.

“Nuk dua të jap një afat kohor sepse nuk jam mjek, por është diçka shumë domethënëse, kështu që do ta humbasim për një kohë. Shpresojmë jo muaj. Le të shohim”, deklaroi Arteta.

Odegaard pësoi një dëmtim të ligamentit të kyçit të këmbës gjatë detyrës ndërkombëtare.

Fillimisht, ai pritej të ishte jashtë për rreth tre javë, por ai mund të rikthehet Arsenalit vetëm pas pushimit të Kombëtareve në tetor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat