Nagelsmann zbulon dy njerëzit që e shkarkuan padrejtësisht te Bayerni

Futboll

Nagelsmann zbulon dy njerëzit që e shkarkuan padrejtësisht te Bayerni

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 11:19
Julian Nagelsmann

Julian Nagelsmann nuk qëndroi më shumë se dy vite te Bayern Munich dhe u shkarkua më 24 mars të vitit 2023.

Në krye të Bayernit ai fitoi një titull të kampionit dhe dy herë Superkupën e Gjermanisë, megjithatë thotë se u shkarkua padrejtësisht.

“Le ta themi kështu, bëra gabime, por mendoj se edhe klubi bëri gjithashtu. Kam ardhur në një kohë kur klubi ishte në një proces tranzicioni me Hasan Salihamixhiç dhe Oliver Kahn në kryesinë e klubit”.

“Unë mendoj se rokada në postet drejtuese ishte ndoshta pak e tepërt në këto rrethana dhe se Oliver dhe Brazo fillimisht duhej të ‘notonin’ rrugën e tyre të lirë nga Karl-Heinz Rummenige dhe Uli Hoenes”, tha Nagelsman.

Ai përmendi Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola si shembuj, të cilëve u nevojiteshin disa vite në klubet e tyre, Liverpool dhe Manchester City, për të fituar tituj të mëdhenj.

“Pritet nga një ditë në tjetrën”. Tekniku 37-vjeçar shprehu gjithashtu autokritikë dhe bëri krahasime me kohën e tij si trajner kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat