Mungesat nuk i ndahen Ilir Dajës

Futboll

Mungesat nuk i ndahen Ilir Dajës

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 11:33
Dinamo

Dinamo do të duelojë me Teutën ditën e dielë, sfidë që do të luhet në “Niko Dovana” në ornë 20:00.

Një përballje mjaft interesante dhe e luftuar mes dy skuadrave që kërkojnë fitoren, takim ky i vlefshëm për javën e 6-të të Superiores.

“Blutë” e Ilir Dajës pas fitores me Skënderbeun, synojnë një tjetër 3 pikësh ndaj durrsakëve për të qenë pjesë e vendeve të para në klasifikim. Për Dajën nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi do të vazhdojë të vuajë mungesën e dy sulmuesve.

Eridon Qardaku dhe Nani ende nuk janë në 100% e tyre. Në këto kushte stafi nuk do të rrezikojë dhe do të presë ende për rikuperimin e plotë të tyre. Kështu të dy sulmuesit anësorë nuk do të mund të japin kontributin e tyre ndaj Teutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat