Tirana kërkon “hakmarrjen” ndaj Partizanit

Futboll

Tirana kërkon “hakmarrjen” ndaj Partizanit

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 11:35
Tirana

Ditën e shtunë të gjithë do të jetë sy e veshë nga “Air Albania”. Në orën 20:00 do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Ndeshje kjo e vlefshme për javën e 6-të të Superiores dhe që vë përballë dy ekipet më me rivalitet në vendin tonë. Tirana prej ditësh ka nisur përgatitjet për këtë takim, i cili është shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë e tyre në këtë sezon.

Bardheblutë prej thuajse 2 vitesh nuk e njohin fitoren në derbi dhe pikërisht të shtunën do të zbresin në fushë për “hakmarrjen” ndaj të kuqve. Për këtë Bledi Shkëmbi ka nisur të fiksojë skemën me të cilën do të kërkojë fitoren e parë sezonale.

Timonieri i bardhebluve pritet të luajë me skëmën 3-5-2. Në portë do të jetë si gjithmonë Selmani, ndërsa 3-shja para tij do të formohen nga Dembele, Kola dhe Miçi.

Në mesfushë do të vendosen Meta, Jonuzi dhe Soler, teksa Haxhiu dhe Ismajli do të jenë nga krahët. Ndërkohë sulmi do t’i besohet dyshes Zharmuni –Ndreca.

Formacioni i mundshëm: Selmani, Dembele, Kola, Mici, Jonuzi, Meta, Soler, Ismajli, Haxhiu, Zharmuni, Ndreca. Trajner: Bledi Shkëmbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat