Marotta: Nuk përbën lajm ulja e Lautaros në pankinë

Futboll

Marotta: Nuk përbën lajm ulja e Lautaros në pankinë

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 11:47
Marotta

“Lautaro në pankinë? Ndeshjet zgjasin 95-100 minuta, pastaj kush më mirë se Inzaghi di të vlerësojë kë të hedhë në fushë dhe të marrë vendime? Lautaro ka qenë shumë i zënë në javët e fundit. Skuadra është konkurruese, nuk duhet të përbëjë lajm nëse ai luan njërën ose tjetrën ndeshje”.

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, e komentoi kështu vendimin e trajnerit të zikaltërve për ta dërguar kapitenin në pankinë në debutimin sezonal të Champions League ndaj Manchester City.

“A e kam parë përsëri finalen e Stambollit? Jo, mendoj se është pjesë e së kaluarës. Ne morëm mësimet e duhura nga ajo humbje, – tha Marotta përsëri për “Sky Sport”. – Merkatoja duhet të shkojë paralelisht me fillimin e kampionatit.

Shpresoj që nga viti i ardhshëm mbyllja e merkatos të përkojë me fillimin e kampionatit. Kjo do të largonte shqetësimet e shkaktuara për klubet individuale.

Në krahasim me finalen e Stambollit jemi një skuadër shumë më e pjekur. Nëse në kokën time qëndron odeja se mund ta fitojmë Champions League? Po, sigurisht”.

Më pas një anekdotë transferimi: “Isha afër Haaland-it kur ai luante në Norvegji, na u sugjerua. Ai erdhi si 15-vjeçar për të parë Juventus-Inter në Torino, ishim afër atëherë, por kishte probleme burokratike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat