Acerbi “futi në xhep” Haaland, Interi ndaloi në shtëpi Manchester City.
Mbrojtësi zikaltër fitoi duelin fizik me qendërsulmuesin e Guardiolës, i cili nuk arriti të përbënte kërcënim në debutimin e tij në sezonin e ri të Champions League.
Haaland nuk shënoi, ndeshja e luajtur mbrëmë në “Etihad” përfundoi pa gola.
Në minutën e 90-të, në bilbilin e fundit të një ndeshjeje në të cilën Interi tregoi personalitet dhe qëndrueshmëri mbrojtëse, ndodhi surpriza e papritur: “A e do franellën time?” Haaland shkoi tek Acerbi, imiton gjestin e heqjes së fanellës.
Ironikisht ai dukej se dëshironte t’ia jepte mbrojtësit italian fanellën, duke njohur vështirësitë e mëdha që hasi në duelin një kundër një me të, gjatë gjithë lojës. Mbrojtësi i Interit buzëqeshi dhe e përqafoi yllin norvegjez. Kështu përfundoi një duel tejet tërheqës gjatë gjithë ndeshjes në fushën e lojës, me shtrëngim burrëror duarsh.