Peter Schmeichel “godet” Manchester Cityn

Futboll

Peter Schmeichel “godet” Manchester Cityn

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 11:54
Peter Schmeichel “

“Unë mendoj se ishte një ndeshje shumë e mërzitshme”, – shpreh Peter Schmeichel, ish-portieri historik i Manchester United dhe Danimarkës në rolin e komentatorit të “CBS Sport”.

Referenca e tij ishte ndeshja e mbrëmshme në “Etihad”, ku Manchester City barazoi pa gola kundër Interit.

Për të dyja skuadrat ishte starti në edicionin e ri (edhe për nga formati) të Ligës së Kampionëve.

Për të motivuar këtë konkluzion të vetin, 60-vjeçari danez ka përdorur efektin e stadiumit, që ka munguar kësaj here. Një ambient mjaft i ftohtë, siç u shpreh dje edhe nga Hakan Calhanoglu.

“Unë e dua futbollin e mirë, më pëlqejnë emocionet, por atmosfera e krijuar nga tifozët ishte e vdekur. Dua të them që ‘Etihad’ ishte absolutisht i vdekur këtë mbrëmje. Nuk kishte atmosferë sonte, e habitshme shumë, sepse normalisht ju mendoni se këto janë netët e mëdha të Europës”, – shtoi ish-portieri i shquar.

Micah Richards, ish-mbrojtësi i djathtë i Manchester City, ishte mjaft i indinjuar: “Ju nuk po e respektoni klubin tim”, duke buzëqeshur me ironi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat