Gjesti i bukur i Bonuccit

Futboll

Gjesti i bukur i Bonuccit

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 12:13
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci ka veshur fanellën e Union Berlin për disa muaj, por gjesti i tij i fundit po lartësohet në Gjermani e më gjerë. Ish-mbrojtësi i Juventusit, në fakt, vendosi të transferojë 10 mijë euro si pjesë e mbledhjes së fondeve në internet për të ndihmuar Berkin Arslanogullari, portierin e Union, i cili u diagnostikua me kancer në kockë, sqëmundje e rëndë nga e cila u detyrua të presë njërën këmbë.

Për të ndihmuar të riun, 19 vjeç, dhe familjen e tij, filloi një mbledhje fondesh ku mori pjesë edhe Bonucci.

Për momentin, mbledhja e fondeve ka arritur mbi 200 mijë euro. Paratë që do të përdoren nga familja për të mbështetur jetën e re të djalit, tashmë të gjymtuar, i detyruar nga sëmundja e rëndë ta ndërpresë karrierën futbollistike në kulmin e rinisë.

Synimi, shpjegon gazeta gjermane “Bild”, është arritja e rreth dy milionë eurove. Kjo mund të bëhet e mundur me ndihmën mbi të gjitha të lojtarëve dhe ish-lojtarëve. Me donacione publike, por edhe private. Gjesti i Bonuccit, në këtë kuptim, nuk kaloi pa u vënë re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat