Zbulohen fjalët që Acerbi ia tha Haalandit, nuk është ajo çfarë u tha fillimisht

Futboll

Zbulohen fjalët që Acerbi ia tha Haalandit, nuk është ajo çfarë u tha fillimisht

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 12:16
Francesco Acerbi dhe Erling Haaland

Francesco Acerbi u pa duke bërë shaka me Erling Haaland pas vërshëllimës së fundit në barazimin 0-0 të Interit me Manchester Cityn, por një statistikë e acaroi sulmuesin norvegjez.

Reprezentuesi norvegjez kishte shënuar nëntë gola në katër ndeshje në Ligën Premier këtë sezon dhe shpresonte që të mërkurën në mbrëmje të gjente golin e tij të 100-të me fanellën e Manchester Cityt.

Megjithatë, atij iu lejuan vetëm 14 prekje në të gjithë ndeshjen, duke u neutralizuar nga mbrojtësit Alessandro Bastoni dhe Acerbi.

Në vërshëllimën e fundit, 36-vjeçari u pa duke bërë shaka me Haalandin dhe lexuesit e buzëve vunë re se ai tha: “Dy ndeshje, zero gola”.

Kjo i referohej herës tjetër që ata ishin përballur në finalen e Ligës së Kampionëve më 2023 në Stamboll, e cila u vendos nga një gol i Rodrit.

Përgjigja e Haaland u tha me të qeshur, por gjithsesi duhej të censurohej për audiencën familjare, pasi norvegjezi i tha “q**u”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat