Derbi vendimtar

Futboll

Derbi vendimtar

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 12:35
Paulo Fonseca

Një fillim i komplikuar i sezonit dhe një derbi që tashmë mund të jetë vendimtar.

Pas humbjes ndaj liverpulit në debutimin e Ligës së re të Kampionëve, Milani bëri një tjetër hap fals pas atyre të bëra në kampionat ndaj Torinos dhe Lacios.

As suksesi ndaj Venezias, i vetmi i arritur deri më tani, nuk i lejoi kuqezinjtë të bënin një përparim.

Kjo është arsyeja pse derbi i së dielës tashmë mund të jetë vendimtar për Paulo Fonseca, trajneri i Milanit është  i detyruar të arrijë një rezultat pozitiv.

Drejtuesit e klubit kuqezi kanë nisur që tani të mendojnë për alternativat, madje njëri prej tyre ishte i pranishëm në “San Siro” të martën.

Bëhet fjalë për Edin Terzic, një trajner aktualisht i lirë pas sezoneve të tij të fundit në krye të Borussia Dortmund. Në listë është edhe emri i Thomas Tuchel, i cili (pas përvojës së tij te Bayerni i Mynihut në Gjermani sezonin e kaluar) ka dhënë gjithashtu gatishmërinë e tij për të negociuar.

Për më tepër, nuk mungojnë edhe trajnerët italianë: emrat janë ata të Maurizio Sarrit dhe Massimiliano Allegrit. Ish-lojtari i Lazios ka trajnuar tashmë disa lojtarë nga skuadra kuqezi, ndërsa për livornezin do të ishte një rikthim në pankinën e Milanit (me titullin e fituar në 2011), pas përvojës së tij te Juventusi, që përfundoi sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat