Shpesh vjen një moment kur fjalët shterojnë. Kemi dhënë shumë lavdërime për Mirlind Dakun, që të gjitha të merituara, por sulmuesi i Kombëtares vazhdon të shkëlqejë, dhe sikur kërkon më shumë.
Sipas statistikave të Premier Ligës ruse deri tani, ylli kuqezi është ndër lojtarët më të mirë, të paktën për pjesën ofensive, siç është edhe specialiteti i tij.
Mbi 26-vjeçarin janë vetëm 3 lojtarë, mesfushori i Lokomotivës së Moskës, Aleksej Batrakov me 5 gola e 5 asiste, si dhe dy futbollistë të Zenitit të Shën Peterburgut, kampiones në fuqi të Rusisë, sulmuesi Glushenkov me 7 gola e 1 asist, dhe mesfushori Vendel me 1 gol e 7 asistime, shkruan abcnews.
Daku është më i miri i ekipit nga qyteti i Kazanit, ndërsa ndjekësit brenda skuadrës kanë vetëm nga një gol, si sulmuesi Çumin, mesfushorët Jukiç e Zotov dhe mbrojtësi Kabutov.
Sezonin e kaluar, Daku realizoi 10 gola dhe shërbeu 4 topa për gol në Premier Ligën ruse, duke qenë më I miri I Rubinit dhe njëri nga më të mirët e krejt kampionatit.