​Dybala për shkarkimin e De Rossit: Futbolli është i padrejtë

Futboll

​Dybala për shkarkimin e De Rossit: Futbolli është i padrejtë

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 13:01
​Dybala

Ylli i Romës, Paulo Dybala, ka lënë të kuptohet se ai ishte kundër vendimit të Romës për ta shkarkuar Daniele De Rossin nga posti i trajneri të kësaj skuadre. Roma e shkarkoi papritur De Rossin të mërkurën në mëngjes, me “Giallorossët” që ende janë pa fitore në katër ndeshje të Serie A këtë sezon.

Ish-mesfushori zëvendësoi José Mourinhon në janar 2024, dhe rezultatet e tij bindëse në gjysmën e dytë të sezonit e shtynë klubin të zgjasë kontratën e tij për tre vjet të tjera.

“Zotëri, ne nuk kaluam shumë muaj së bashku, por ata mjaftuan për të na përcjellë shumë gjëra në nivel njerëzor dhe sportiv. Futbolli shpesh është i padrejtë. Faleminderit për gjithçka. Të uroj më të mirat për të ardhmen”, shkroi argjentinasi në Instagram.

Roma tashmë ka konfirmuar emërimin e Ivan Juric si trajner i ri i tyre. Ish-trajneri i Torinos ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit.

Ndeshja e radhës e Romës në Serinë A është kundër kryesuesit të tabelës Udinese në “Olimpico” të dielën, më 22 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat