Hadi Mehmeti keq e demanton Baton Haxhiun, i tregon nivelin ku ka referuar! Publikon emrat

Futboll

Hadi Mehmeti keq e demanton Baton Haxhiun, i tregon nivelin ku ka referuar! Publikon emrat

Nga: K. Goca Më: 19 shtator 2024 Në ora: 13:21
Hadi Mehmeti

Hadi Mehmeti, nga viti 1994 është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, në kohën kur ishte kryetar Rexhep Abdullahu.

Hadi Mehmeti vjen në vend të Sejdi Mërkojës.  

Hadi Mehmeti ka publikuar emrat e akterëve të kohës së pavarësimit të futbollit të Kosovës.

Ndërsa për Baton Haxhiut thotë se kurrë nuk ka qenë refer federativ dhe kurrë nuk e ka pa në mbledhje të FFK-së as në procesin e pavarësimit të futbollit të Kosovës, duke e demantuar keq.

“Baton Haxhiu, deklaron se ai është ndër themeluesit e Shoqatës së Futbollit, se ka marr pjesë në shumë takime...!!!!

Po ashtu deklarohet se është refer me titull FEDERATIV!!! Po ashtu, ai pa fije turpi thotë se zot AJET SHOSHOLLI, na qenka kyç shumë vonë!!!

Deklarimet e tija në at emision janë te pavërteta, me qëllim të shtrembimit të fakteve dhe ngjarjeve, duke vu ai vetveten në plan të parë, e më së keqi njollosja e personave me kontribute te pamohueshme”, thotë Mehmeti.

Mehmeti thotë se Baton Haxhiu ka referuar në LIgën e Dytë të Kosovës dhe kurrë nuk ka qenë federativ (vër. jonë Liga e dytë krahinoe, atëkohë i bie liga e pestë).

Ja letra e plotë e Hadi Mehmetit!

“Duke marr parasysh se ne kohën e fundit në disa studio televizive vendore dhe në disa portale, disa persona tentojnë që vehten ta paraqesin në plan të parë duke përhap të pavërteta në lidhje me ngjarjet të periudhës së lavdishme të Futbollit 1991-1998, e ndie si obligim të jap disa komente si meëposhtë:

Dhunës se ushtruar në mënyrë sistematike ndaj popullit tone liridashës nga ana e pushtuesit serb nuk i shpëtoj as sporti në përgjithësi e në veçanti as futbolli. Me aplikimin e masave te dhunshme ne Lidhjen Futbollistike të Kosovës, detyruan shumë punëtorë sportiv, futbollistë, përfaqësues të klubeve, trajner, refer... mos të rrijnë duarkryq dhe morën iniciativën për krijimin e Institucioneve tona te Pavarura të Futbollit.
Këshillat iniciative në përbërje: Hamdi Tovërlani, Sejdi Mërkoja, Ismajl Kasumi, Shinasi Berisha, Ahmet Haxhijaha, Miftar Miftari , Gafurr Kabashi, Bylbyl Sokoli, Emin Ajvazi, Shefqet Bajrami, Rasim Gimolli, Hadi Mehmeti e shumë e shumë të tjerë .....shkuan prej qyteti në qytet, prej një klubi në klub tjetër, biseduan me shumë punëtorë sportiv, futbollistë, refer, trajner, për të marre miratimin e krijimit të institucioneve tona.

Dhe ashtu ndodhi, me 20/08/1991, në Prishinë, në shkollën fillore ‘ASIM VOKSHI’, u mbajt Kuvendi i Shoqatës së Pavarur të Futbollit të Republikës së Kosovës, e ku kuvendarët për Kryetar zgjodhën AGIM BYTYÇIN, nënkryetar Gafurr Kabashin e Hamdi Tovërlanin, sekretar Sejdi Mërkoja. Anëtarë të Kryesisë: Bedri Hamza, Enver Nuredini, Ferat Qorri, Bajram Zeqiri , Ajet Shosholli, Arbnor Morina, Jakup Berisha, Skënder Selmani, Shpëtim Kuçi, Bajram Bardhi, Xhafer Morina, Haki Loci. Pas transferit të Arbnorit si futbollist jashtë Kosovës, vendin e tij e zë Beqir Aliu. Pas themelit te Shoqate së Referëve të Kosovës, automatikisht zë vendin edhe Kryetari i Shoqatës, Shinasi Berisha.

Me date, 04/09/1991, në Nashec (Prizren) u mbajt mbledhja e Kryesisë së Shoqatës së Futbollit, në të cilën u bë verifikimi i klubeve që do të marrin pjesë: KF "Prishtina", KF "Trepça", KF" Liria", KF "Vëllaznimi", KF "Flamurtari", KF" R. Sadiku", KF " Besëlidhja", KF' Besa", KF "Drita", KF 'Feronikeli", KF 'Kosova" (nga Vushtrria), KF 'Llapi", KF "Elektroekonomia", KF " Lepenci", KF 'Drenica" KF "Suhareka", KF 'Rahoveci" , KF ' Gjakova" dhe KF 'Juniku".

Me date, 06/09/1991, në Prishtinë, në kace-çajtoren në Lagjen Tophane, tek Bahollët, Kryesia e Shoqatës se Futbollit mban mbledhjen e radhës, e ku Kryesia zgjedh për selektori dhe atë z. Ajet Shoshollin.

Me datë,  09/09/1991, në një çajtore të Lagjes se Muhaxherëve në Prishtine, Keshilli punues në përbërje: Ismajl Kasumi, Shinasi Berisha, Ahmet Haxhijaha, Shefqet Bajrami dhe Hadi Mehmeti, pergatiten materialin për Kuvendin e Parë të Shoqatës së Pavarur të Referëve të Futbollit, e ku prezent ishin edhe Kryesia e Shoqatës së Futbollit të Republikës së Kosovës me Kryetarin Agim Bytuçin. Vlen të përmendet se Ismajli Kosumi heq dorë nga kandidatura të cilën e kishte propozu Këshilli për Kryetar dhe vete propozon për Kryetar Shinasi Berishën.

Me këtë datë, kuvendarët për Kryetar Zgjodhën Shinasi Berishën, Nënkryetar, Muhedin Dujaku dhe Skënder Selmani, Sekretar Hadi Mehmeti. Anëtarë të Kryesisë: Ismet Shurdhani, Ismajl Kasumi, Ramadan Hoxha, Jahja Hashani, Abdullah Syla, Gani Xhakaj, Arsim Spahiu, Shyqeri Gashi, Fuat Kryeziu, Ejup Jakupi dhe Skënder Hoxha.

Kryetari, Agim Bytyci njoftoj te Kryesin e SHRFK për mbledhjen e mbajtura dhe vendimet që kanë marrë, njofton për klubet pjesëmarrëse në Ligën e pavarur dhe e cila fillon me 14/09/1991, ndërsa Sekretari Sejdi Mërkoja njofton për orarin e xhiros së parë.
Me date 10/09/1991, Kryesia e Shoqatës së Futbollit mban edhe një mbledhje në Prishtinë, Ku informohemi se ndeshja Flamurtari- Prishtina, do të zhvillohet një ditë më herët, dhe atë me 13/09/1991, në fushën e futbollit të Flamurtarit.

Me 11/09/1991, Kryetari i Komisionit te delegimit te Referëve, Ismajl Kosumi, bënë delegimin e referëve për Xhiron e parë.

Vlen të përmendet se kolegu ynë, Ahmet Haxhijaha, kalon kufirin ilegalisht dhe shkon në Tiranë, takohet me Sekretarin e FSHF, Eduard Dervishin dhe na i sjell aktet normative te FSHF, të cilat mu me kanë ndihmu shumë në përpilimin e akteve tona normative.

Ne nuk kishim zyre në fillim, takimet i mbajshim kryesisht në kafe-çajtore. 
Duhet përmendur se disa takime i kemi mbajt në lokalet e zot Selatin Blakçorit, e ku në zyrë, makinën e shkrimit SHRFK ia dhurojnë: Muhedi Dujaku e Arsim Spahiu. Më vonë shtëpia e Hilmi Berishës ka qene shtëpi e Futbollit. Me marrje të Zyrave të Shoqatës së Futbollit në Prishtine, afër Shkollës së Muzikës, aty kalon edhe SHRFK.

Në kampionatin e parë, liga ka qenë unike, KF "Juniku" nuk mbërrin të organizohet. Ka qenë parapa që të zhvillohen ndeshjet e Plej - Ofit, por për shkak të dhunës që u ushtronte pothuajse në çdo fushë të futbollit, Kryesia vendosi qe ajo mos të zhvillohet, Prishtina u shpall Kampione.

Në kampionatin e dytë, 1992/93, komisioni i formuar nga Kryesia, për shkak të dhunës që u ushtronte okupatori dhe numrit më të madh të klubeve të interesuara për të marr pjesë në gara u vendos qe kampionati të zhvillohet në katër grupe (Prishtinë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Ferizajt) Meqenëse në Grupin e Ferizajt ishin paraqitë 7 klube, Kryetari KF "2 Korriku" Rexhep Baholli, u paraqit vullnetar që të kaloj në at grup dhe grupi tash i kishte 8 klube.

Në TV Dukagjini, Baton Haxhiu, deklaron se ai është ndër themeluesit e Shoqatës së Futbollit, se ka marr pjesë në shumë takime...!!!! Po ashtu deklarohet se është refer me titull FEDERATIV!!! Po ashtu, ai pa fije turpi thotë se zot AJET SHOSHOLLI, na qenka kyç shumë vonë!!!
Deklarimet e tija në at emision janë te pavërteta, me qëllim të shtrembimit të fakteve dhe ngjarjeve, duke vu ai vetveten në plan të parë, e më së keqi njollosja e personave me kontribute te pamohueshme.

Ai ishte një refer para viteve '90, ka referu ne Ligën e Dytë (krahinore) të Kosovës dhe nuk ka pas titullin refer Federativ. Gjate kohës së Pavarësimit të Futbollit tonë, kurrë nuk e kam pa në ndonjë takim tonin, e as në atë tryezën e organizuar nga vetë gazetarët sportiv në prill të vitit 1994, në Shkollën Fillore në Çamërli, tryezën të cilën e ka udhëhequr gazetari i mirënjohur Agim Binaku. Ai e kishte ftesën e dërguar nga Shoqata e referëve të Prishtinës për me na u bashkangjit, ftesa ju dërgua përmes kolegut Ahmet Haxhijahes, por nuk na është bashkangjitur.
Nuk e di kah ideja e tij për që zoti Ajet, na është bashkuar shumë, shumë vonë, e pra në shënimet e lartcekura shihe kur është bashkangjit zot Ajet Shosholli?!

As në kryesinë e dytë të FFK ( 994- ), me Kryetar Rexhep Abdullahun e ku unë isha Sekretar i FFK, ai kurrë në asnjë takim tonin nuk ka marrë pjesë.

Profesori Bylbyl që ishte prezent në emision, i cili është prezent nga ditët e para në Futbollit tonë , i cili ka merita mjaft të mëdha për punën dhe kontributin që ka dhënë në klube dhe shkolla të futbollit, i cili ka merita të mëdha, duke ndikue në ngritjen e punës, disiplinës dhe cilësisë në futbollin tonë, me befasoj heshtja e tij.

Po ashtu, deklarimet e disa personave në rrjete sociale, se Mbledhja e Kryesisë së Shoqatës së Futbollit është mbajt në Nashec, me date 15/08/1991, nuk qëndron, e po ashtu nuk qëndron as deklarimi nëpër rrjete sociale se kampionati ka fillu me 20/08/1991”, ka shkruar Hadi Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat