Një vogëlushe merr fanellën e Lautaros

Futboll

Një vogëlushe merr fanellën e Lautaros

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 14:18
Pamje nga një ndeshje

Një vogëlushe merr fanellën e Lautaros.

Barazimi pozitiv në Mançester ka bërë të lumtur shumë tifozë të Interit, por më së shumti afro 150 që ishin shqiptarë në shkallët e “Etihad”.

“Inter Club Albania” ishte prezente me anëtarët e saj, ku klubi zikaltër plotësoi të gjitha kërkesat që kishin shqiptarët e dashuruar me ngjyrat e kampionëve të Italisë. Sigurisht që janë ndier krenarë për skuadrën e tyre që luftoi deri në fund ndaj “alienëve” të Sitit.

Madje, një prej tyre ka qenë fatlum pasi ka marrë fanellën e Lautaro Martinezit. Një prej kapoultrasve të zikaltërve që mori fanellën e kapitenit ia ka dhuruar një vogëlusheje shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat