Qazim Laçi: Shënova në debutim

Futboll

Qazim Laçi: Shënova në debutim

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 14:38
Qazim Laçi

Qazim Laçi ka qenë protagonisti i fitores së madhe 3-0 të Sparta Pragës ndaj Salcburgut në Ligën e Kampioneve. Goli i tretë i skuadrës çeke ishte pikërisht nga Laçi i cili me një lëvizje klasi shtriu mbrojtësit dhe portierin për të çuar sferën në rrjetën e boshatisur.

Goli i tij u shpërnda në rrjete sociale duke marrë vlerësime e komente të shumta, ndërsa vetë Laçi ishte në qiellin e shtatë pas përfundimit të takimit, duke folur për mediat çeke.

“Ndjesia është e mrekullueshme, fantastike. Luajta këtë kompeticion për herë të parë. Fituam dhe unë shënova gol.

E gjithë skuadra luftoi, jam krenar për të gjithë. Ishet jashtëzakonisht entuziazmuese.

Goli? Kryesisht duhet të falëndroj Viktor Olatunxhin për mënyrën se si më pasoi.

Padyshim jam i lumtur që shënova gol, por në të vërtetë dua të uroj të gjithë skuadrën. Në këtë ndeshje e dinim që Salcburg do të mbante shumë topin, por ata ishin të brishtë në prapavijë. Ata u përmirësuan në pjesën e dytë, por ne e merituam këtë fitore”, ishin fjalët e Laçit pas duelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat