Interi kthehet në makth për Haaland

Futboll

Interi kthehet në makth për Haaland

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 14:40
Guardiola

Erling Haaland mbeti duarbosh në ndeshjen e Manchester City kundër Interit në Ligën e Kampionëve. “Supermakina” norvegjeze e golit, që po vendos rekorde të reja në fillim të sezonit, dështoi kundër zikaltrëve, siç i ndodh gjithmonë kur luan kundër skuadrave që mbrohen mirë.

Një problem për Manchester City dhe meritë për Interin, me Guardiolën që shpjegoi në konferencën e shtypit arsyen e kësaj tabuje: “Unë pashë 6 lojtarë që e markonin, tre prapa dhe tre përpara”.

Një nga temat kryesore të barazimit 0-0 në Manchester ishte mbrëmja e keqe e Erling Haaland, i cili nuk gjeti golin në 90 minuta. Për Guardiolën, megjithatë, ishte diçka e parashikueshme, duke parë vëmendjen taktike të marrë nga Inzaghi. Kur u pyet nëse Acerbi e neutralizoi yllin norvegjez, trajneri spanjoll nuk ishte dakord:

“Vetëm një lojtar kundërshtar ndaj tij? A jeni të sigurt? Unë shoh 6 kundërshtarë që e markonin, tre para dhe tre prapa. Për çdo lojtar në botë, edhe më të fortët, sot është e pamundur të shënojë në këto kushte. Acerbi, Bissek dhe Bastoni e markonin në largësi jo më shumë se 5 metra…, pastaj i turreshin nga pas Barella, Calhanoglu dhe Zielinski”.

Makthi i Haalandt është Interi i Inzaghit. Sulmuesi norvegjez u neutralizua nga zikaltrit edhe një herë, pas finales së Champions League në Stamboll, e vendosur nga goli i Rodrit më 2023. Fenomeni i zonave të penalltisë nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës as në 90 minutat e ndeshjes së mbrëmjes së mërkurë, në stadiumin “Etihad”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat