Fabregas “luan” Manchester City-Arsenal: “Ja kush fiton”

Futboll

Fabregas “luan” Manchester City-Arsenal: “Ja kush fiton”

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 15:03
Cesc Fabregas

Cesc Fabregas beson se Arsenali do të sigurojë të tre pikët në ndeshjen e ardhshme në Premier League kundër Manchester Cityt të dielën (22 shtator).

Ish-mesfushori i Spanjës ka parashikuar një rezultat 2-1 në favor të Topçinjve.

League, Cesc Fabregas tha për Metro:

“Unë them 2-1 për Arsenal-in. Do të ketë gola. Jam shumë i sigurt se do të ketë gola.

“Mendoj një humbje këtë fundjavë nuk ka një ndikim të madh në mendjen e lojtarëve, sepse ka akoma shumë ndeshje për të luajtur.”

Ish-mesfushori i Arsenal-it shtoi:

“Nëse e humb këtë ndeshje në mars, atëherë kjo është një problem i madh. Mund të shohim një ndryshim të vogël në aspektin e qasjes nga skuadrat. Ka qenë gjithmonë një lojë 50-50, sepse ata e respektojnë njëri-tjetrin, ata i dinë të gjitha dobësitë e tyre, i dinë pikat e forta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat