Barcelona është mbështetur shumë në akademinë e tyre të të rinjve në La Masia gjatë viteve të fundit, dhe ndërsa mesfusha e tyre hyn në një krizë tjetër dëmtimi, Hansi Flik mund të detyrohet të peshkojë sërish në skuadrat e të rinjve.
Kushërinjtë Toni dhe Gile Fernandez kanë qenë duke u stërvitur me ekipin e parë këtë javë pasi Dani Olmo do të mungojë deri në mes të tetorit dhe Fermin Lopez që u dëmtua të martën, me të njëjtën periudhë rikuperimi të parashikuar. Dyshja e 16- vjeçarëve janë përfshirë në skuadrën për t’u përballur me Monakonë sonte në 21:00.
Ferran Torres, Pau Viktor, Pablo Torre dhe Ansu Fati i rikthyer do të shpresojnë të gjithë për minuta të parë, teksa mes të grumbulluarve janë përfshirë edhe të rinjtë Andres Kuenka e Sergi Dominguez.
Ndaj Monakosë, Hansi Flik pritet t’i besojë ekipit që mundi Gironën në fundjavë, ndërkohë që homologu Hyten gjithashtu nuk ka ndër mend të revolucionarizojë ekipin e tij.
Golovin dhe Akliush i preferuar ndaj Minaminos do të mbështesin Embolonë, ndërkohë Kehrer do të udhëheqë prapavijën së bashku me Salisunë që pushoi gjatë fundjavës kur në kampionat ekipi nga Principata mundi Oksesin.