Në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Laipcig e vlefshme për javën e parë të Champions-it, trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone analizoi takimin e sotëm i programuar për në ora 21:00.
Trajneri argjentinas i jep vlerë fitores në formatin e ri pasi parashikon që tetë të parët që do të shkojnë direkt në 1/8-at. “Do të duhen 20 pikë e ndoshta më shumë. Duhet të fitojmë, skuadrat duhet të fitojnë. Formati i ri na fton të gjithëve të vëmë bast për të fituar.
Mund të shohim një Champions më argëtuese për njerëzit, sepse, e përsëris, skuadrat duhet të fitojnë patjetër.
Në këtë edicion të ri barazimet shërbejnë deri në një pikë të caktuar”, deklaroi tekniku argjentinas që për ndeshjen e sotme do të mund të mbështetet në formacionin e tij më të mirë ashtu si edhe kolegu Marko Roze që ka deklaruar se shkon në Madrid me synimin për të marrë pikë të plota.