Veto dhe fjalë të ndaluara

Futboll

Veto dhe fjalë të ndaluara

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 15:14
Endrick

Endrick, sulmuesi 18-vjeçar i Real Madridit dhe modelja Gabriely Miranda (21 vjeçe), të cilët kishin rënë dakord për kontratën si çift, u martuan në befasi.

“Më në fund, të martuar”, – ndanë Endrick dhe Gabriely në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, duke postuar foto nga celebrimi.

“Mateu 19:6. Pra, ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm.

Prandaj, atë që Perëndia e ka bashkuar, askush të mos e ndajë”, – vuri në dukje braziliani.

Nja dy muaj më parë, Endrick dhe Gabriely zbuluan në podcastin “Pod Delas” se kishin një kontratë funksionimi si çift.

Në atë kontratë ranë dakord t’i ndalojnë vetes çdo lloj varësie, nuk mund të kenë ndryshime drastike në sjelljen e tyre, as nuk mund të përdorin fjalë të caktuara në mesazhet e tyre. “Të dua” është e detyrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat