Corriere dello Sport ka zbuluar një prapaskenë të merkatos që daton nga vera e vitit 2023.
Finalja e Champions League mes Manchester Cityt dhe Interit ishte një vitrinë e rëndësishme për mesfushorin e zikaltërve, Nicolo Barella dhe Guardiola ishte magjepsur nga ai, saqë donin ta përfshinin atë në listën e objektivave të tyre.
Gjatë asaj seance Gundogan përshëndeti Guardiola-n dhe shkoi te Barcelona, me Bernardo Silva-n që gjithashtu po mendonte të largohej.
Nëse portugezi nuk do të kishte qëndruar në Mançester, Barella do të ishte objektivi i parë i Cityt.
Vitin e kaluar, Liverpool dhe Bayern Munich ishin gjithashtu në gjurmët e ish-lojtarit të Cagliarit.