Trajneri Mota është kthyer në mbretin e befasive

Futboll

Trajneri Mota është kthyer në mbretin e befasive

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 17:19
Tiago Mota

Eksperienca te Juventusi për Tiago Motën duket se ka filluar me hapin e duhur. Tekniku bardhezi ka kohën përpara për t’u konfirmuar si një trajner i madh, por ajo çka duket si diçka e sigurt për momentin është një frazë e vetme: “Tiago Mota është mbreti i surprizave.

”Numri një i stolit të “Zonjës” e nis sezonin me një sy nga merkato, në pritje të lojtarëve me peshë në skuadër, por kjo nuk e pengon të befasojë. Samuel Mbangula debuton sëbashku me Motën te Juvja ku shënon dhe asiston që në ndeshjen e tij të parë në fitoren 3-0 kundër Komos.

Mota i jep besim edhe Nikolo Savonës, mbrojtësi 21- vjeçar që shënon gol në ndeshjen e tij të parë si titullar, aty ku Juventusi mposht 3-0 Veronën. Në ndeshjen kundër Empolit vendos që të ndryshojë portierin, duke futur në fushën e lojës Perin dhe lë në stol Di Gregorion. Kieza dhe Mek’Keni ishin pjesë e lojtarëve të padëshiruar nga Mota te Juvja dhe largimi i tyre dukej i sigurt në verë. Por nëse Kieza largohet në drejtim të Liverpulit, mesfushori amerikan dukej se i “ngeci” Motës për këtë sezon. Ndryshe nga sa pritej edhe këtë herë Mota arrin të befasojë.

Në debutimin e tij absolut në Ligën e Kampioneve, Mota i beson një fanellë titullari Mek’Keni duke ulur në stol dy blerjet e reja Daglas Luiz dhe Turam. Pritshmëritë nga Mek’Keni ndoshta nuk ishimmë të lartat nga tifozët, por ky i fundit menjëherë ia shpërblen besimin Tiago Motës.

Në fitoren 3-1 ndaj PSV-së, mesfushori amerikan zhvillon një ndeshje pothuajse perfekte duke realizuar edhe golin e dytë të ndeshjes. Debutim ëndrrash edhe për Motën që në këtë fillim sezoni përveç studimeve që ka bërë, duket se ka një pikë të fortë edheintuitën e tij. Zgjedhjet surprizëdhe shkëlqimi i talenteve bardhezi kanë bërë që ai të fitojëbesimin e të gjithë tifozëve, të cilët po dashurohen me teknikune “Zonjës”. Pa harruar këtu qëKenan Jildiz është kthyer në pikëreferimi te Juventusi që nëmoshën 19-vjeçare.

Nga anatjetër, blerjet me peshë si Kopmeiners e Niko Gonzales po tregojnë se dinë të lidhet lehtësisht me pjesën tjetër të ekipitedhe pse kanë pak kohë që njihen. Tashmë sfida e radhës përMotën janë Turam dhe DaglasLuiz që kanë marrë pak mëshumë kohë se lojtarët e tjerëpër t’u bërë pikë kyçe në makinerinë e krijuar nga Mota.Megjithatë, edhe për pjesëntjetër të skuadrës sytë janë tëgjithë nga trajneri. Çfarë surprize të re ka rezervuar?.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat