Festa ka shpërthyer në Suharekë pasi Ballkani mposhti Dritën në derbin e javës për U21 në Bon Voyage Superliga.
Therandasit arritën një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke triumfuar me rezultat 1-2.
Golat për Ballkanin u shënuan nga Krenar Dulaj dhe Fidan Gashi, të cilët siguruan tre pikë të vlefshme për skuadrën e tyre.
Me këtë fitore, Ballkani është vendosur në krye të tabelës dhe ka siguruar këtë pozitë me të gjitha fitoret e deritanishme.
Ndeshja tregoi rivalitetin e fortë mes këtyre dy skuadrave, të cilat pritet të luftojnë deri në fund për titullin e kampionit.
Playoffs do të jetë faza vendimtare që do përcaktojë fituesin e titullit në fund të sezonit.