Dukagjini me bilanc pozitiv ndaj Prishtinës në pesë takimet e fundit

Futboll

Dukagjini me bilanc pozitiv ndaj Prishtinës në pesë takimet e fundit

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 17:26
Pamje nga një ndeshje

Dukagjini ka pasur rezultate më të mira në përballjet e fundit kundër Prishtinës, duke fituar dy ndeshje, ndërsa dy të tjera kanë përfunduar në barazim.

Prishtina ka arritur një fitore të thellë, ku kishte mposhtur Dukagjinin me rezultatin 5-0, një ndeshje e cila qëndron si një nga humbjet më të mëdha për Klinasit në përballjet e fundit.

Në kampionatin aktual, Prishtina e ka nisur mirë sezonin, por në ndeshjen e fundit u mposht nga Ballkani, duke shijuar humbjen e parë.

Nga ana tjetër, Dukagjini, pas disa rezultateve pozitive, pësoi një disfatë në ndeshjen e fundit kundër Malishevës në stadiumin “18 Qershori”.

Ndeshja e ardhshme midis këtyre dy skuadrave zhvillohet të shtunën, megjithatë nuk do zhvillohet në Fadil Vokrri, por në Stadiumin Nacional në Hajvali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat