Benfica hesht Cërvena Zvezdën në Beograd

Futboll

Benfica hesht Cërvena Zvezdën në Beograd

Nga: K.G. Më: 19 shtator 2024 Në ora: 20:41 Përditësuar në ora: 21:01 më 19.09.2024
Pamje nga ndeshja

Atletico kërkon fitore

(E plotësuar) - 3' Fillojnë ndeshjet.

Rezultatet

Atalanta - Arsenal 0:0
Atletico - Leipzig 0:0
Brest - Sturm
Monaco - Barcelona
 

Xhaka me Bayer Leverkusenin shkëlqejnë në Roterdam

Bayer Leverkuseni ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 4:0 ndaj Feyenoordit në Roterdam.

Bayer dhe Xhaka shkëlqejnë në hapje të edicionit të ri në Champions Lerague.

Golat i realizojnë Wirtz (5' e 36'), Grimaldo (30') dhe Wellenreuther  (45’ - autogol).

Xhaka si zakonisht nga minuta e parë duke dhënë kontribut të madh.

Benfica hesht Cërvena Zvezdën në Beograd

Skuadra portugeze Benfica me lojë e rezultat hesht Cërvena Zvezdën në Beograd, duke e mposhtur me rezultat 2:1.

Mysafirët treguan lojë shumë të mirë dhe importuan tre pikë në hapje të edicionit të ri të Champions League.

Futbollistët Akturkoglu (9') e Kokcu (29') shënuan për fitoren e skuadrës portugeze.

Për vendasit realizoi Milson (86’).

Tre pikë të vlefshme në hapje të edicionit të ri për Benfica-n.

Atalanta – Arsenal, formacionet zyrtare!

Atalanta – Arsenal, formacionet zyrtare!

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Atalantas dhe Arsenalit, e vlefshme për raundin e parë në Ligën e Kampionëve.

Arsenali është favorit në letër përballë fituesit të Ligës së Evropës sezonin që lamë pas.

Pas kësaj ndeshje, Arsenalin e pret super përballja me Manchester Cityn në Premierlig.

Barcelona e Arsenali favoritë të mëdhenj

Monaco – Barcelona, formacionet zyrtare!

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Monacos dhe Barcelonës, e vlefshme për raundin e parë në Ligën e Kampionëve.

Barcepma është favorit në letër përballë ekipit francez.

Katalonasit e kanë nisur mirë edhe sezonin në La Liga nën drejtimin e gjermanit, Hansi Flick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat