Rejan Alivoda mund të largohet nga Vllaznia për të nisur një aventurë të re në Dubai.
Siç raportohet, është Ittiha Kalba, klubi që është shumë pranë transferimit të mesfushorit.
Ende nuk dihet shifra e saktë që klubi nga Dubai do të paguajë për 21-vjeçarin, por Vllaznia nuk pranon më pak se 300 mijë euro.
Teksa, kujtojmë që interes për Alivodën kishin dhe çekët e Slavias së Pragës, por kjo ‘pistë’ nuk ekziston më.
Kujtojmë që Alivoda ka qenë pjesë e KF Shkodra, për të kaluar më pas te moshat e Vllaznisë. Me kuqeblutë. Alivoda ka luajtur te të gjitha ekipet zinxhir, derisa arriti të ishte protagonist dhe në ekipin A.